Hoti thotë se Thaçi po e mashtron opinionin
BKT
Lajme

Hoti thotë se Thaçi po e mashtron opinionin

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka theksuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po e mashtron opinionin.

Përmes një postimi në Facebook Hoti ka theksuar se Presidenti po vepron në kundershtim me detyrat e tij kushtetuese dhe me interesat e vendit.

Postimi i plotë i Hotit: 

Institucione kredibile te shteteve mike, qe kane ndikim ne te tashmen dhe te ardhmen e Kosoves, deshmuan sot se pohimet e Presidentit te Kosoves se "SHBA nuk ishte e perfshire ne Samitin e Berlinit" jane te paverteta. Rrjedhimisht, keto deklarime te Presidentit jane mashtrim i opinionit. Me veprimet e tij tash e sa kohe, Presidenti po vepron ne kundershtim te plote me detyrat e tij kushtetuese dhe me interesat e vendit.

 


MË SHUME NGA Lajme