06:22 / 14.05.2019
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
I ftuari i parë do të jetë Arber Shtërbani, nga Premium Ks, i cili do të flas për llampat dekorative.
Të ftuarit e radhës do të jenë Kampionët e Bodybildingut, Kushtrim Bajraktari, kampion i Bodybildingut si dhe Granit Kuleta.
Lidhje direkte do të ketë nga edicioni i katërt i sesionit informues 'Heritage Space' ku prej atje do të flas Blerta Ismaili, menaxher e projektit.























