Haradinaj: Po merren masa për të përmirësuar gjendjen në Telekomin Kosovës
BKT
Lajme

Haradinaj: Po merren masa për të përmirësuar gjendjen në Telekomin Kosovës

RTKlive

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kjo seancë ka vetëm një pikë të rendit të ditës gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës nr.06-R-013, dt.12.07.2018 lidhur me gjendjen financiare në Telekom dhe Postën e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramuish Haradinaj tha se po  merren masa për të përmirësuar gjendjen në Telekomin e Kosovës, raporton RTKlive.

Ai sot nga Kuvendi i Kosovës, ka ftuar të gjithë ata që janë përgjegjës në kompani të mos marrin vendime që shkojnë në dëm të kompanisë më të madhe publike telekomunikuese.


MË SHUME NGA Lajme