Si ta veshim bluzën e famshme në çdo orë
BKT
Lifestyle

Si ta veshim bluzën e famshme në çdo orë

Bluzat e shkurtra, të njohura ndryshe si crop tops, fillimisht i admiruam nga larg, kur ua shihnim sa bukur i rrinin Gwen Stefani, Aaliyah, apo Carrie Bradshaw. Vitet e fundit gjërat ndryshuar dhe kjo bluzë tani gjendet kudo, përfshirë dollapin tonë.

Meqë koha po ngrohet, (harrojeni shiun) bëhuni gati t’i nxirrni nga garderoba dhe t’i vishni në mënyrën më fine të mundshme! Për t’u dukur elegante dhe aspak vulgare në çdo orë dhe vend ku shkoni!

Luani me ngjyrat! Ky kombinim do t’ju nxjerrë belin në pah dhe përveç kësaj, do të dukeni si zonjushë!

Pantallona të gjera dhe sandale klasike

Këtë veshje mund ta shfrytëzoni në çdo orë të ditës, pavarësisht vendit. Një palë pantallona të lirshme, një bluzë të shkurtër dhe sandalet bazike. Jeni gati për 5 minuta dhe dukeni një yll!

Kostum sportiv

Një tjetër version i bukur i bluzës së shkurtër është kostumi sportiv. Tutat me shtrat të lartë, kombinuar me një bluzë që nxjerr në pah më të mirat e siluetës suaj.

Kostum xhinsi!

Nëse jeni veshur e gjitha me xhins,thyejeni me një bluzë të shkurtër poshtë xhaketës, shkruan anabel. Sytë janë tek ju!