Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për të na treguar se si të ushqehemi sa më shëndetshëm e ftuar do të jetë Vala Pupovci, dietologe.

Ndërsa për të folur për gala mbrëmjen 'Storiet e ardhëshmë të suksesit në Kosovë' si dhe aktivitetet e Rit Kosova të ftuar do të jenë Ronald Cami, RIT Kosova si dhe Visar Jasiqi, RIT Kosova.

Të mërkurën shënohet Dita Ndërkombëtare e familjes, për të folur për këtë çështje do të ketë të ftuar nga OJQ ‘Peer Educators Netëork’.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme