Ja përforcimet që do t`i bëjë Manchester City në verë
Manchester City dhe Pep Guardiola duan të përgatisin një skuadër që patjetër të synojë triumfin në Champions League.
Në agjendën e drejtorit sportiv të City, Txiki Beguiristain është që të largojë Mangala dhe Otamendi në fund të këtij sezoni dhe të afrojë një mbrojtës të fortë. Guardiola është i fiksuar pas Matthijs de Ligt, për këtë do të hyjnë sërish në konkurrencë me Barcelonën për të marrë mbrojtësin e Ajax, ndërsa si alternativë është Maguire i Leicester.
Në mesfushorë do të afrohen dy lojtarë, i pari në listë është Rodri Hernandez, për të cilin duhet të paguajnë klauzolën e tij tek Atletico Madrid. Spanjolli shihet si pasuesi perfekt i Fernandinho, i cili është 34 vjeç.
Ilkay Gundogan do jetë një tjetër i larguar dhe në vend të tij ka dalë emri i Aouar, i Lyon.
Edhe në sulm Guardiola do më shumë konkurrencë mes Aguero dhe Gabriel Jesus, për këtë ka tentuar të afrojë Joao Felix, por së fundi në listë është vendosur edhe Luka Jovic, i cili thuhet se ka firmosur me Real Madridin.























