Rrustemi: Financimi i partive s`dallon nga funksionimi i institucioneve
BKT
Lajme

Rrustemi: Financimi i partive s`dallon nga funksionimi i institucioneve

Anëtari i Komisionit Qendëror të Zgjedhjeve nga lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se aspekti i financimit të partive politike nuk duhet të reduktohet vetëm te auditimi dhe te ligji, por duhet të shihet në kontekst më të gjërë.  

Rrustemi ka folur të martën në “55 minuta” te RTK.

“Është pafalshme se si auditimi i siubjekteve politike nuk ka ndodhur viteve të fundit. Auditimi është mbikëqyrja minimale, por financimi i subjekteve duhet të shihet në aspekt më gjërë. Aspekti i financimit nuk bën përjashtim nga funksionimi i institucioneve tona”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme