22:47 / 14.05.2019
Demhasaj: Gabim zvogëlimi i gjobave për subjektet politike
Arton Demhasaj nga organizata “Çohu’ ka pasur vërejtje për ndryshimet e propozuara lidhur me Projektligjin e financimit të partive politike.
Demhasaj ka folur të martën në “55 minuta” te RTK.
“Gjobat janë zvogëluar në krahasim me ligjin që është në fuqi. Në vend se gjobat të rritën në funksion të vetëdijësimit, ato janë zvogëluar. Gjobat në rajon, ta zëmë Kroacia e ka 60 mijë euro. Kjo çështje duhet të nisë nga fillimi dhe të rregullohet”, ka thënë ai.























