10:38 / 15.05.2019
Lekaj takohet me Mustafën, në theks siguria në trafikun rrugor
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur në takim kolegun e tij nga Ministria e Brendshme, Ekrem Mustafa.
“Koordinimi ndërinstitucional është tejet i rëndësishëm për realizim të projekte e përmbushje të ligjit. Në kuadër të kësaj prita në takim ministrin e punëve të brendshme, Ekrem Mustafa, me të cilin biseduam për mundësitë e bashkëpunimit, me theks të veçantë në aspektin e sigurisë në trafikun rrugor”, ka shkruar Lekaj në Facebook.
“Në kuadër të kësaj diskutuam rreth nevojës së hartimit të Udhëzimit Administrativ për Patentë Shoferë Profesionist dhe ndryshimin e plotësimin edhe më tutje të Ligjit për Automjete”.
























