Ushqimet ultra të përpunuara ju nxisin të hani më shumë
BKT
Lifestyle

Ushqimet ultra të përpunuara ju nxisin të hani më shumë

Ushqimet ultra të përpunuara po i bëjnë njerëzit të hanë më shumë dhe të vënë në peshë, sugjeron testi i parë që vlerëson ndikimin e tyre.

Vullnetarët kishin të monitoruar secilën kafshatë të ngrënies, proces ky që zgjati për një muaj.

Dhe kur u jepej një ushqim ultra i përpunuar, ata hanin 500 kalori në ditë më shumë se kur u jepnin ushqime të papërpunuara.

Institutet Kombëtare të Shëndetit të SHBA, thanë se ushqimet ultra të përpunuara mund të ndikojnë hormonet e urisë në trup, duke i bërë njerëzit të vazhdojnë të hanë më shumë.

Ka argumente shkencore për përcaktimin e ushqimit ultra të përpunuar, por hulumtuesi kryesor Kevin Hall tha se ”ishte e vështirë të përcaktohej, por e dini kur e shihni”.

Njëra ndër shenjat paralajmëruese përfshinë çdo gjë që gjyshja juaj nuk do ta pranonte si ushqim.