Limaj takon këshilltarin e Merkel, beson në rolin e Gjermanisë
BKT
Lajme

Limaj takon këshilltarin e Merkel, beson në rolin e Gjermanisë

"Si në procesin e dialogut ashtu edhe të liberalizimit të vizave besojmë se me një rol të shtuar të Qeverisë gjermane këto dy procese do të marrin epilog pozitiv për qytetarët e Kosovës".

Këtë qëndrim e ka shprehur zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, me Matthias Lüttenberg, këshilltar i kancelares gjermane, Angela Merkel. 

Limaj për takimin ka njoftuar të premtën në rrjetin social Facebook.  

Postimi i plotë i Limajt: 

Sot në Berlin kam zhvilluar një takim të frytshëm në zyrën e Kancelares gjermane, me këshilltarin e znj. Merkel, Matthias Lüttenberg. 
Biseduam për temat aktuale në vend, me theks të veçantë dialogun Kosovë- Serbi dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. 
Ne vlerësojmë lart angazhimin e kancelares në procesin e dialogut, sidomos angazhimin e saj dhe të presidenit francez, Macron, pas Samitit të Berlinit dhe atij të Parisit në korrik. Si në procesin e dialogut ashtu edhe të liberalizimit të vizave besojmë se me një rol të shtuar të Qeverisë gjermane këto dy procese do të marrin epilog pozitiv për qytetarët e Kosovës.
Në këtë takim, i cili ishte konstruktiv, kam përsëritur kërkesën e Kosovës që bota e qytetëruar të mos e tolerojë Serbinë t’i mohojë krimet e kryera në Kosovë.
Z. Lüttenberg e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat.
FL


MË SHUME NGA Lajme