VIDEO - Brovina fotografinë e njëjtë e kishte paraqitur edhe në vitin 2012
BKT
Lajme

VIDEO - Brovina fotografinë e njëjtë e kishte paraqitur edhe në vitin 2012

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, të njëjtën fotografi që e ka prezantuar të enjten e kishte shfaqur edhe në vitin 2012 në një diskutim me temën për viktimat e dhunës seksuale.

“Një dëshmi e kam sjell dhe dua të ju lë sot pa gjumë. Ju kam sjellë foton ku shihen familja e abuzuar dhe gruaja e abuzuar. Unë do t’ju tregojë një foto që ta kuptoni mirë. Njerëzit janë detyruar ta shohin bijën e tyre duke u dhunuar. Kjo fotografi mbetet shenjë, kjo grua është gjallë dhe kjo po kërkon diçka nga ne. Por edhe këta burra janë gjallë dhe vuajnë nga sindromi post-traumatik”, kishte deklaruar ajo.


MË SHUME NGA Lajme