Robben flet për miqësinë me Ribery, ja çfarë thotë
BKT
Sport

Robben flet për miqësinë me Ribery, ja çfarë thotë

Lojtari i Bayern Munchen, Arjen Robben, i cili në fund të sezonit do të largohet nga gjigantët gjerman, ka folur rreth miqësisë së tij me bashkëlojtarin e tij francezin, Frank Ribery.

Për këtë Robben ka thënë se për emrin Robbery ndihet mjaft mirë këtë nofkë.

“Është shumë i mirë fakti që fansat na quajnë neve dyve ‘Robbery’, është një emër fantastik. Ne domosdoshmërisht pas kësaj kemi një ndjenjë tjetër për njëri-tjetrin”.

Tutje holandezi ka shtuar se i vije keq që periudha e kaluar me mikun e tij tek Bayern ishte vetëm 10 vite, por me këtë dekadë Bayern mund të krenohet.

“Kemi fituar gjithçka bashkë dhe gjynah që kemi vetëm edhe 10 ditë së bashku. Bavarezët nuk do ta harrojnë kurrë se çka kemi bërë ne së bashku, ka përfunduar Robben.