Vëmendja në Drenas, vendoset kampioni
BKT
Sport

Vëmendja në Drenas, vendoset kampioni

Sot në Drenas zhvillohet superderbi i Superligës së Kosovës në futboll, ku ndeshën Feronikeli dhe Prishtina.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe fillon në ora 16:00.

Feronikeli mund të shpallet kampion me fitore apo barazim, ndërsa Prishtinës i duhet patjetër fitorja për ta kthyer titullin në kryeqytet pas gjashtë vjetësh, pasi është dy pikë prapa Feronikelit.

Nëse Feronikeli fiton, ky do të jetë titulli i tretë në histori për skuadrën drenicase, kurse Prishtina do ta fitonte për herë të tetë këtë titull pas luftës.