Ky është programi i nesërm në Mirëmëngjesi Kosovë

Ky është programi i nesërm në Mirëmëngjesi Kosovë

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Elma Miftari -psikologe klinike dhe themeluese e institutit të shëndetit Mendor”White Storm”.

Kurse Kreshnik Gashi - kryeshef i ARKEP-it do të flasë për vendimin që Kosova dhe Shqipëria nga qershori t'i largojnë tarifat  e Roamingut.

Ndërsa Enver Dugolli - autor i librit, do të flasë për librin "Qark i (pa) mbyllur ".

Kurse Valbona Mustafa aktiviste, do të flas për platformën“Vrapo dhe pastro " për ambient të pastër.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Aktuale