Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Elma Miftari -psikologe klinike dhe themeluese e institutit të shëndetit Mendor”White Storm”.
Kurse Kreshnik Gashi - kryeshef i ARKEP-it do të flasë për vendimin që Kosova dhe Shqipëria nga qershori t'i largojnë tarifat e Roamingut.
Ndërsa Enver Dugolli - autor i librit, do të flasë për librin "Qark i (pa) mbyllur ".
Kurse Valbona Mustafa aktiviste, do të flas për platformën“Vrapo dhe pastro " për ambient të pastër.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























