Krasniqi: LDK dhe VV si ata që po e mohojnë gjenocidin, turp për ta
BKT
Lajme

Krasniqi: LDK dhe VV si ata që po e mohojnë gjenocidin, turp për ta

Deputeti i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ka mbetur pa fjalë pas qëndrimit të VV’së dhe LDK’së që të mos vazhdojë seanca për gjenocidin serb në Kosovë ku po kërkohet të votohet kjo iniciativë nga deputetë.

Krasniqi ka thënë se kjo jo vetëm që është  e turpshme, por edhe e pa guximshme  nga ana e këtyre dy partive.

”Nuk mund të besoj që edhe sot 20 vjet pas me dëgju deklarata të tilla. Është vështirë me gjetë fjalë për këtë mentalitet të ikjes së përgjegjëistë. Është e urshpshme, pak me than.  Por e frikshme prej anës juaj. E LDK’së dhe VV’së që mos me guxu me marrë përgjegjësi si deputet për iniciativën e gjenocidit serb në Kosovë.  Veprimi i këtyre njerëzve për pushtet ua ka marrë arsyen totalisht. Këta njerës i kanë më të parëndësishme viktimat se sa gjetjen e mundësisë për me rrëzu Qeverinë dhe me ardhë në pushtet. Kërkesa e LDK dhe VV për mos me votu inicimin e komisionit është marrja e anës së atyre që 20 vjet kanë mohuar këtë gjenocit. Një tribunal që teton të gjejë drejtësi për mijëra viktima e masakra. Mesazhi politik prej tyre është që Kuvendi nuk e voton një Tribunal që do të kishte qëllim drejtsëinë dhë përgjigjen për krimet’’, ka thënë Krasniqi.

Tutje Krasniqi thotë se  ”Unë nuk e di që qysh mundet me kqyr veten në pasqyre një deputet që nuk e voton Tribunalin’’.

Ndërsa i është përgjigjur edhe Avdullah Hotit për deklaratën se duhet koordinim mes partive për këtë iniciativë.

‘’Po cfarë koordinim o Avdullah hoti. Mos ke ndonjë dyshim o zotëri për me u koordinu a është gjeoncid a jo, nashta na jep përgjgie në ndonjë konferencë se e ke zanAt me i thanë dy llafe këtu e e me dalë në konferencë pastaj’, tha Krasniqi.


MË SHUME NGA Lajme