Zhvillimet e fundit temë e takimit Limaj-Rama
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Zhvillimet e fundit në dy vendet, kanë qenë tema kryesore e takimit për të cilin ka bërë të ditur Limaj.
Njoftimi i plotë i Limajt:
Në takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, biseduam për zhvillimet e fundit në dy vendet tona. Fokusi kryesor i bisedës ishte te jetësimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë. E informova kryeministrin për ecurinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në Pejë. I shpreha mirënjohje kryeministrit Rama për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tij personal për të ndihmuar në implementimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve, me qëllim që bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë të mos pengohet nga asnjë barrierë apo neglizhencë burokrtatike. Bashkërisht konstatuam se marrëveshjet e arritura mes dy qeverive janë në rrugë të mirë për t’u realizuar.
FL























