Thaçi për analistët: Interesi kombëtar duhet të jetë mbi interesin rajonal
BKT
Lajme

Thaçi për analistët: Interesi kombëtar duhet të jetë mbi interesin rajonal

Në emisionin “Open” me Eni Vasilin dhe panelistët, presidenti  i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ulet si shtet i barabartë në takime ndërkombëtare me Serbinë.

Thaçi ka thënë se për shumë komentatorë më shqetësuese po janë se çfarë kërkon Serbia, se po u krijojka gjoja precedent me korrigjimin e kufirit dhe kjo nuk bën të ndodhë, duke minimizuar kështu rëndësinë e bashkimin të Luginës me Kosovën. “Për të gjithë ne, interesi kombëtar duhet të jetë mbi interesat e rajonit”, ka thënë Thaçi. Ai ka thënë që përkujdesët që Serbisë t’ia bëj sa më të rëndë, jo t’i lehtësojë asgjë. “Ne kemi obligim, që të bëhemi zë i bashkëkombësve tanë në Luginë”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme