VIDEO - Pickimi nga rriqrat në rritje, por pa rrezik
Në muajin e fundit ka patur një numër të madh të pacientëve të thumbuar nga rriqrat, nga rajone të ndryshme të Kosovës, numri më i madh ka qenë nga rajoni i Prishtinës, pastaj Drenasi, Podujeva, Malisheva, Skenderaj, Rahovec e vende të tjera, tha, drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Dr. Hamdi Ramadani.
Në emisionin ‘Studio e Hapur’ në RTK, Ramadani tha se nuk ka patur pacientë të thumbuar nga rriqra të rrezikshme, që do të shkaktonin sëmundjen e etheve hemorologjike. Pacientët e lajmëruar në Klinikë nuk kanë qenë të rrezikuar nga sëmundje virale të pickimit të rriqrave, ata pas tretmanit të marrë janë kthyer në shtëpi.
Ramadani tha se nuk ka vend par shqetësim, situata është nën kontroll por pritet shtim i të thumbuarëve nga rriqrat me ngritjen e temperaturave. ”Nuk besoj se do të kemi pickime të rrezikshme që do të kishte par pasojë humbjen e jetës. Nga viti 2014 deri më 2018 nuk kemi pas asnjë rast vdekje nga pickimi i rriqrave”.
Ai pohoi se qytetarët janë vetëdijesuar dhe ata po lajmërohen me kohë të Klinikë njëherit i këshillon qytetarët që të kenë kujdes dhe në rast se vërejnë pickim të rriqrave të lajmërohen menjëherë te mjeku, në mënyrë që të tejkalohen çrregullime tjera të mundshme për shëndetin e tyre.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:























