VIDEO – Hasani: Serbia si gjithnjë - nuk respekton Marrëveshjet
Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Konqulit, e cila i dha fund konfliktit në Luginën e Preshevës u bënë 18 vite por pala serbë nuk iu përmbajtë kurrë kësaj marrëveshje. Si zakonisht Serbia u ik obligimeve që i ka ndaj të tjerëve e sidomos ndaj shqiptarëve, tha Fatmir Hasani, deputet nga Lugina e Preshëevës, në parlamentin e Serbisë.
Marrëveshja e Konqulit është nënshkruar nga UÇMPB-ja, pala ndërkombëtare dhe përfaqësues të NATO-s, por jo edhe nga Beogradi. Serbia i ka ikur gjithherë zbatimit të kësaj marrëveshje pavarësisht synimeve dhe angazhimit të palës shqiptare, tha Hasani.
“Serbia i neglizhon dhe u ik obligimeve, faktori ndërkombëtar ka kërkuar nga pala serbe të zbatojë këtë marrëveshjen, por nuk i ka bërë presionin e duhur që kjo të respektohet, kjo ndoshta edhe par shkak të mosmarrëveshjeve në mes Serbisë e Kosovës”, tha Hasani.
Sipas tij, mosarritja e një marrëveshje Serbi - Kosovë, përkundët pritshmërisë, po pengon të dy shtetet në të gjitha lëmit e sidomos në ekonomi.
Deputeti Hasani tha se popullsia shqiptare e tri komunave në jug Serbisë, Preshevës, Bujanocit e Medvegjës meqë janë të diskriminuar dëshirojnë shumë bashkëngjitjen e këtyre komunave Kosovës, pasi ndihen të pasigurt atje. “Kanë ndodhur shumë raste të burgosjeve paarsyeshme të shqiptarëve, pastaj papunësia është e madhe në këto anë. Serbia vazhdon me diskriminimin me marifetllëqet e saj ndaj shqiptarëve”, tha pos tjerash ai
Ai kërkon që politika e Kosovës të jetë e unifikuar për sa i përket problemit të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat në jug të Serbisë, Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.
Hasani foli edhe për Samitin e Berlinit, i cili sipas tij ishte i dëshpërues, por shpreson që Samiti i Parisit të jetë më i suksesshëm dhe shpreson në një aktivizim më të fuqishëm të SHBA-së në këto bisedime.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:























