Shtyhet takimi mes Isa Mustafës dhe Shpend Ahmetit
BKT
Lajme

Shtyhet takimi mes Isa Mustafës dhe Shpend Ahmetit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i PSD-së, Shpend Ahmeti kanë pasur që të takohen ditën e nesërme.

Por ky takim është shtyrë që të mbahet javën e ardhshme.

Këtë e ka konfirmuar në Info Magazine anëtari i Kryesisë së PSD-së, Belgzim Kamberi.

“Mustafa dhe Ahmeti kanë pasur që të takohen nesër. Mustafa e ka shtyrë takimin për arsye private familjare”, është shprehur Kamberi.

“Ka një reflektim për të bashkuar opozitën. Mustafa ka reflektuar dhe ka ftuar edhe PSD-në. Ne ka një vjet që themi se opozita duhet të bashkërendohet. Takimi ka pasë të ndodhë vetëm në mes të Mustafës dhe Ahmetit. Ky takim do të mbahet javën tjetër”.


MË SHUME NGA Lajme