Serbia ka nevojë për respektin e Kosovës, jo tokën e saj
Bisedimet për paqen në Ballkan kanë dështuar sërish- por Greqia e Maqedonia po tregojnë mënyrën e duhur sesi duhet ecur përpara.
Edward P. Joseph
“Jemi këtu për të ndërtuar ura dhe për të rrënuar mure,” i tha kryeministri grek Alexis Tsipras homologut të tij maqedon, Zoran Zaev, gjatë vizitës në Maqedoninë Veriore më 2 prill, e para nga njëkryeministër grek.
“Më nxirrni në rrugë, unë prapë s’do ta njoh pavarësinë e Kosovës,” tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një intervistë për televizionin public serb, më 8 maj.
Dy krerë ballkanikë që po merren me dy mosmarrëveshje të vështira arrijnë në pikëpamje diamteralisht të kundërta. Kontrasti i mprehtë midis optimizmit të Tsipras të Greqisë dhe kokëfortësisë së Vuçiqit të Serbisë përmbledh një zgjedhje tërëndësishme për rajonin.
Duke lënë prapa dekada të tëra të mbushura me egërsi, Tsipras negocioi një marrëveshje progressive mbi çështjet e ndjeshme të identitetit kombëtar, që rezultoi me ndryshimin e emrit të fqinjit verior në Maqedoni e Veriut.
E cilësuar si një triumf i paqebërjes, Marrëveshja e Prespës i heq të gjitha pengesat për një të ardhme të respektueshme dhe bashkëpunuese mes këtyre ish-kundërshtarëve, që dikur ishin kyçur në një luftë të egër.
Ndërkohë, Serbia dhe Kosova mbeten të zhgënjyer në armiqësi, të paaftë për të gjetur një mënyrë që Beogradi të njohë ish-provincën e tij të shkëputur në kufijtë e tanishëm.
Një përpjekje e udhëhequr nga Bashkimi Europian dhe e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndërmjetësuar një marrëveshje për ndarje ndërmjet presidentëve të Serbisë dhe të Kosovës, sapo ka rënë në ujë duke shkaktuar akuzime dhe folklorizëm nacionalist.
Duke kujtuar egërsinëe viteve të 1990-ta, deputetët shqiptarë etnikë të parlamentit kanë akuzuar forcat serbe për gjenocid, një akuzë të cilën Beogradi e hedh poshtë me zemërim, duke etiketuar kundërshtarët e tij në Prishtinë si “banditë” dhe “kriminelë”.
Plotësimi i politikës së pavlefshme mbi Kosovën- qëështë përplasja më e vjetër dhe më e urryer në rajon- është një çështje urgjente. Me lëkundjet/jostabilitetin në Bosnjë dhe Hercegovinë, Rusia vazhdon të nxisë ndarjen,e ndërsa Europa shfaqet ngurruese, barra e rëndë e Ballkanit sërish bie mbi Shtetet e Bashkuara.
Për t’u rimëkëmbur nga përplasjet e fundit perëndimore, Uashingroni duhet të nxjerrë thelbin e përparimit në Maqedoni dhe ta aplikojë atë në Kosovë.
Çelësi I Marrëveshjes së Prespës nuk ishte vetëm te guximi I liderëve të Athinës e Shkupit, por gjithashtu edhe qasja e tyre gjithëpërfshirëse ndaj problemit. Në vend se të kërkonin një rrugë të shkurtë- që do të përqëndrohej vetëm në çështjen e emrit të ri për Maqedoninë, të cilin do ta pranonte Greqia- Tsipras dhe Zaev trajtuan një sërë ndryshimesh, që emrin “Maqedoni” e bënë një çështje paralizuese dhe të rëndësisë terciare.
Përmes negociatave të mençura, të ndihmuara nga një ndërmjetës dhe diplomat i aftë amerikan, Athina dhe Shkupi zbuluan një formulë për njohjen e rrëfimeve të papajtueshme të njëra-tjetrës për të kaluarën dhe një mekanizëm të zgjuar për tëmospërfillur versionet e tyre të historisë.
Rezultati është një rrugë për njohje të plotë.Viziat historike e Tsipras në Shkup, njësoj si vizita e Anëar Sadatit në Jerusalem, ishte mishërimi i asaj njohjeje. Përderisa përfitimet e Marrëveshjes së Prespës rriten dhe marrëdhëniet vazhdojnë të ngrohen, kundërshtimi i fortë ndaj marrëveshjes në tëdy vendet, do të pakësohet.
E njëjta perspektivëështë e mundur edhe në Kosovë. Për fat të keq, as Vuçiq e as presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e kanë vizionin e homologëve të tyre grekë dhe maqedonas. Qasja e tyre e favorizuar është një plan i konceptuar keq- deri më tani i mbështetur nga Brukseli e Uashingtoni- për të ndarë Kosovën në veri, ku serbët e vijës së ashpër jetojnë pranë kufirit me Serbinë, ndërkohë që këta do të hiqnin dorënga një pjesë e Serbisë jugore, ku është e përqëndruar popullsia shqiptare.
Përveç se do të rezultonte në lëvizje massive të popullsisë për pakicat e mbërthyer në anën e gabuar të kufirt tëri, ndarja do të përshpejtojne forcat centrifugale që kërcënojnë me ndarjen e Bosnjës dhe do të rihapnin çështjen e kufijve anekënd rajonit.
Për këtë arsye, kancelarja gjermane Angela Merkel e ka prishur me mençuri planin e ndarjes gjatë një samite rajonal, që u mbajt në Berldin në fund të muajit të kaluar.
As Merkel e as ndonjë udhëheqës tjetër nuk kanë paraqitur ndonjë alternativë.Pritet që Franca të mbajë një tjetër diskutim të nivelit të lartë në korrik. Por baza për dialog të vazhdueshëm mbi çështjen e Kosovës mbetet e paqartë- përveç një pike të re: Si Vuçiq poashtu edhe Thaçi kanë bërë thirrje për një angazhim të nivelit të lartë të SHBA-së.
Kjo krijon luhatje.Si pikë e parë, pasi të shqyrtojë qasjen e tij, Uashingtoni duhet të kërkojë që palët të përfundojnë menjëherë ciklin e provokimit. Deri tani, strategjia perëndimore për Kosovën është mbështetur në një premtim të gabuar: nevoja e përceptuar për të kompenzuar presidentin serb për ruajtjen e vendit të tij nëpërmjet humbjes së ish provincës. Kompenzimi, i cili çon në logjikën destabilizuese të ndarjes, humbet poentën.
Kosova ekziston në vetëdijen serbe jo si një shtojcë, por si zemra dhe shpirti i pashprehur i kombit serb. Rrëfimi për themelimin e vendit mbështetet në një humbje heroike në Kosovë, 630 vjet më parë, që serbët kanë për qëllim ta shpaguajnë.Prandaj, humbja e Kosovës- madje edhe nëse është vetë-shkaktuar- nuk mund të kompenzhet; është një tradhëti kombëtare.
Për këtë arsye, Kisha Ortodokse Serbe kundërshton këmbimin e territoreve që favorizohet nga Vuçiq, sepse kjo gjë sipas tyre, do të linte në duart e kundërshtarit vendet më të dashura serbe.
Kyështë më shumë se një problem taktik. Ndarja do të lërë serbët në një vuajtje të përhershme, duke i ngarkuar marrëdhëniet e tyre me Kosovën dhe fqinjët e tjerë.
Njësoj si për Maqedoninë, zgjidhja për problemin e Kosovës qëndron në njohje- në kuptimin më të plotë të fjalës.Me qëllim që të lejojë Serbinë të njohë Kosovën e pavarur brenda kufijve të saj të tanishëm- rezultati i vetëm stabilizues- Kosova duhet të njohë legjitimitetin e pretendimit serb.
Kjo nënkupton zëvendësimin e “kompenzimit serb” me qëllimin e kundërt: afirmimin e Serbisë. Strategjia e re perëndimore do të synojë të ruajë e nderojë lidhjen e përhershme serbe me Kosovën, në kuadër të njohjes së plotë, reciproke. Në vend që të heqë dorë nga veriu i vendit në një përpjekje të kotë për të konsoliduar serbët, strategjia e re do të bëjë të përhershme praninë serbe në Kosovë- në një formë të pajtueshme me sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit.
Për shembull, kushtetuta e imponuar ndërkombtarisht e Kosovës aktualisht kërkon që Prishtina të mbrojë objektet ortodokse serbe, një angazhim që do të neutralizohej menjëherë nën një skemë të ndarjes.
Sipas strategjisë së re, Prishtina do të heq dorë nga sovraniteti i plotë mbi këto objekte të Kishës Ortodokse Serbe. Për t’u siguruar se objektet do të përdoren në mënyrë të përshtatshme e të mos shndërrohen në pika konfliktuoze, palët do të bien dakord për autoritetin e detyrueshëm të sekretarit të përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (një palë e tretë e pranuar) për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje.
Për të rimodeluar rrëfimet për të kaluarën, marrëveshja do të kopjonte modelin e krijuar nga Greqia dhe Maqedonia Veriore. Me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, Serbia dhe Kosova do të krijojnë gjithashtu një “Komitet të Përbashkët të Ekspertëve”, sin ë marrëveshjen midis Athinës e Shkupit, të ngarkuar me prodjimin e “interpretimit objektiv të ngjarjeve” bazuar në “burime të vërteta dhe autentike.”
Përveç diskutimit dhe prodhimit të studimeve, historianët do të mbulonin materialet për paraqitje dinjitoze dhe të gjalla të historisë së Kosovës nga të dyja palët. I vendosur në një memorial, muze dhe institut public, Qendra e Përbashkët për Paqe dhe Histori do të kishte qëndrim zyrtar dhe ambiente të shquara në Prishtinë dhe Beograd, ku do të fluturonin flamujt e të dyja vendeve.
Duke anashkaluar Vuçiqin, kjo sipërmarrje do të kërkonte përfshirjen active të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, eskpertët e të cilëve do të punonin bashkë me homologët e tyre shqiptarënën kujdesin e vëmendshëm grek, maqedonas e shqiptar.
Një qasje paralele do të qeverisë me etjen intensive të të dyja shoqërive për drejtësi. Shtetet e Bashkuara dhe BE do të krijonin një kornizë të detajuar për Serbinë dhe Kosovën, që secili vend të ndjekë autorët e mirënjohur (dhe më pak të njohur) të krimeve kundër bashkësisë së tjetrit.
Të mbikqyrur nga asistenca ndërkombëtare (veçanërisht për sistemin e drejtësisë në Kosovë) dhe nga precedentë të suksesshëm në rajon- dhe duke u përballur me dënime të konsiderueshme për zvarritjen e procesit- palët do të kishin nxitje të mjaftueshme për të çuar gjërat përpara.
Shtetet e Bashkuara, të cilat udhëhoqën me fushatën vendimtare ajrore të NATO-s kundër Serbisë më 1999, duhet të bëjnë pjesën e tyre të punës për të kaluarën.
Së voni, Serbia ka kujtuar përvjetorin e 20-të të fushatës, një kujtim ky i hidhur, të cilin Rusia e shfrytëzon në rolin e saj të shquar si i ashtuquajtur mbrojtës serb.
Ish-selia e ministrisë serbe të mbrojtjes ende qëndron në një grumbull rrënojash në Beograd, një monument për armiqësinë serbo-amerikane.
Nën zemërimin serb ndaj Shteteve të Bashkuara fshihet edhe një lloj afeksioni. Vitin e kaluar, kryeministrja serbe Ana Brnabiç dhe ministri i jashtëm serb i linjës së ashpër, Ivica Daçiq vizituan Kongresin e SHBA-së për të nderuar miqësinë 100 vjeçare ndërmjet dy vendeve- që nga Lufta e Parë Botërore dhe atë ditë flamujt serbë dhe amerikanë valuan së bashku mbi Shtëpinë e Bardhë.
Uashingtoni mund të shfrytëzojë sërish fuqinë e simboleve si një ndihmës të diplomacisë së tij në Kosovë. Pentagoni do të mund të kërkonte vendosjen afatgjatë të trupave amerikane në një vend të caktuar në Serbi. Kontigjenti fillestar do të përbëhej nga inxhinierë të ushtrisë, misioni i të cilëve do të ishte të punonin me homologët e tyre serbë për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar, duke filluar me ndërtimin e ministrisë së shkatërruar të mbrojtjes.
Vendndodhja ideale për bazën e SHBA-sëdo të ishte në Ponikve, një bazë ushtarake në Serbinë perëndimore, që gjithashtu ishte shënjestruar nga NATO. E vendosur pranë kufirit me Bosnjën, vendosja e SHBA-së do të përceptohej në rajon e veçanërisht në Republikën e shkëputur Srpska, si sinjal i angazhimit të fortë të SHBA-së ndaj integritetit territorial të Bosnjës.
Përtej simbolizmit, Uashingtoni do t’i ofronte Beogradit një përmirësim të madh në marrëdhëniet ushtarake dhe civile, potencialisht në nivelin e partneritetit strategjik. Duke plotësuar investimet e SHBA-së në sferën e mbrojtjes, BE do t’i ofrojë si Serbisë poashtu edhe Kosovës, një pako bujare zhvillimore, në përputhje me synimin e bashkëjetesës mes dy vendeve. Plani do t’i furnizonte serbët në veriun e shkëputur me një perspektivë të re, por do të pengonte krijimin e ndonjë protokolli si Republika Srpska e Bosnjës. Interesat modeste ekonomike të Serbisë, të mbetura në Kosovë, do të mbrohen.
E gjithë qasja e riafirmimit të përhershëm- lidhja serbe me Kosovën dhe heqja dorë nga sovraniteti ndaj Kishës Ortodokse Serbe do të provokojë ulërima të opozitës në qarqet shqiptare.Megjithatë, nëse Uashingtoni rekomandon që Prishtina të negociojë një marrëveshje të tillë, Kosova është në një pozicion të dobët për të refuzuar mbrojtësin e tij ende të dashur amerikan.
Në anën tjetër, nëse Vuçiq ka hedhur poshtë ose sabotuar qasjen e re, për shkak të mashtrimit rus ose të pavërtetëisë së tij, Uashingtoni duhet të përgatitet një alternativë e pakëndshme. Zgjedhja e Vuçiqit do të jetë ose për të nëgociuar një zgjidhje të ndershme, që e çon Serbinë drejt BE-së deri në vitin 2025 ose të shikojë si Shtetet e Bashkuara dhe kryeqytetet kryesore europiane të zbulojnë “kosovën 2025”, një përpjekje intensive dhe transatlantike për ndërtimin e shtetit.
Në vend që të shihte Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë që të krijojë marrëdhënie të veçantë, potencialisht fitimprurëse me Pentagonin, ky privilegj do të shkonte në Kosovë. Duke përdorur ndikimin që ka në NATO, Uashingtoni do të nxiste aleatët për të përkrahur ushtrinë e re të Kosovës dhe do t’i kërkonte aleancës që të bëjë të njëjtën gjë.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes do të emërojë një të dërguar të posaçëm për të përshpejtuar zhvillimin e forcës së Kosovës. Departamenti i Shtetit do të emërojë një të dërguar të posaçëm për njohjen e Kosovës, i cili do të nxis angazhimet nga shtetet europiane që e kanë njohur Kosovën për t’u bashkuar me SHBA-të në një përpjekje globale për të nxitur njohjen dypalëshe dhe multilaterale të Kosovës.
Dhe, në vend se si vetë faktor i stabilitetit, Vuçiq do të shihej në të gjithë Perëndimin, si një politikan tjetër problematic i Ballkanit.
Vuçiq do të ishte i mençur po të rishqyrtonte rrënjësisht qasjen e tij ndaj Kosovës. Vërtetë, Kosova që serbët e njihnin një kohë- një provincë që u përgjigjej zotërinjëve serbë- nuk është më. Por historia serbe nuk do të shikojë me dashamirësi një udhëheqës, që hoqi dorë nga kërkesa e Serbisë për tërësinë e tokës mitologjike të Kosovës për disa komuna të parëndësishme.
Më mirë le të imitohen fqinjët grekë e maqedonas dhe- me udhëheqjen e SHBA dhe ndihmën e BE-së- të krijojnë një zgjidhje që ruan lidhjen serbe me Kosovën pa barrën e qeverisjes së saj.
Një marrëveshje përgjatë këtyre linjave, do të mbrojë Vuçiqin nga bastionet e nacionalizmit reaksionar serb dhe do të përmbushë dëshirën themelore të shumicës së qytetarëve në Kosovë- që të vazhdojnë tutje me dinjitet.























