19:56 / 22.05.2019
Atletico Madrid gjen pasuesin e Griezmann-it
Atletico Madrid pritet që të bëjë një revolucion të vogël në skuadër gjatë merkatos së verës.
Shumë emra mbi tavolinë por së fundmi, sipas medieve spanjolle, Diego Simeone ka kërkuar një futbollist mbi të gjithë.
Pas largimit të sigurtë të Antoine Griezmann, emri i përfolur është David Neres. Braziliani i Ajax, që ra në sy edhe gjatë Champions League me golat e tij ndaj Real Madridit dhe Juventusit, ka një vlerësim që shkon te 40 mln eurot.
“Los Colchoneros” e pëlqejnë shumë 22 vjeçarin, por ka konkurrencë të madhe.























