20:38 / 22.05.2019
Sela: "Vëllazërim-bashkimit" nuk ia kemi parë të mirën
Kryetari i subjektit Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka thënë se e rëndësishme është që në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut përmes mbështetjes së kandidatit Blerim Reka është mesazhi që është përçuar.
Ai në një intervistë dhënë emisionit “Debat” në RTK ka thënë se shqiptarët në Maqedoni nuk ia kanë parë hajrin politikëbërjes së vëllazërim-bashkimit.
“I rëndësishëm është mesazhi që e dhamë: vota shqiptare nuk guxon të rrjedhë në subjekte politike maqedonase, ajo duhet të shprehet për kandidatë dhe opsione shqiptare. Ndryshe rrezikojmë të na kthehet një politikëbërje që nuk ia kemi parë të mirën: vëllazërim-bashkimi”, ka thënë ai.























