21:26 / 22.05.2019
Sela: Problemi kryesor i shqiptarëve, si të ndjehen të barabartë
Kryetari i subjektit Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka thënë se problem kryesor i shqiptarëve në Maqedoni është si të ndjehen të barabartë në tokën e tyre.
Ai ka folur kështu të mërkurën në një intervistë dhënë emisionit “Debat” nbë RTK
“Problem bazë e kryesor i shqiptarëve është të ndjehen të barabartë në tokën e tyre, sepse nuk jemi të hedhur po autokton. Jo trajtim si pakicë kombëtare të përkohshme. Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme”, ka thënë ai.























