21:50 / 22.05.2019
VIDEO - "Ahmeti dhe BDI kamufluan dështimin duke përkrahur Panderovskin"
Kryetari i subjektit Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka thënë se Ali Ahmeti dhe BDI-ja kamufluan dështimin e tyre, duke u rreshtuar në zgjedhjet për president pas kandidatit të Qeverisë, Stevo Panderovski.
Ai ka folur kështu të mërkurën në një intervistë dhënë emisionit “Debat” nbë RTK.
“Mendoj se qasja e zotit Ahmeti dhe e BDI-së në këtë process ishte për të mbrojtur dhe për të mos ekspozuar para opinionit përkrahjen të cilën e ka për momentin.realitetin politik të hidhur me të cilin po përballet BDI-ja çdo ditë dhe kjo është humbja e peshës dhe e përkrahjes te shqiptarët”, ka thënë Sela.























