Veseli premton dorëheqje nëse del diçka e vërtetë në rastin me fajde
BKT
Lajme

Veseli premton dorëheqje nëse del diçka e vërtetë në rastin me fajde

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur sot në një konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me rastin me fajde i publikuar dje në media ku është përmendur emri i tij.

(E plotësuar) Ai ka thënë se do të jap dorëheqje nëse del diçka e vërtetë për të nga ky rast.

“Dua të deklaroj që nuk kam të bej asgjë me rast as me personat e përfshirë. Është rast klasik i mashtrimit dhe manipulimit dhe jam i bindur që organet e drejtësisë kanë qenë të njoftuara me kohë. Nëse del diçka e vërtetë për mua nga ky rast unë do të jap dorëheqje. Ky është morali im. Kur të dalë e vërteta e kësaj dikush duhet të jap llogari. Kërkoj të sqarohen disa çështje. Si është e mundur që për këtë rast të krimit të organizuar të ndërmerren veprime me 6 vjet vonesë. Kush e ka mbuluar ketë krim që gjashtë vjet. Pse këto video incizime kanë qenë në sirtarë të policisë e prokurorisë për kaq kohë”, tha kryetari i Kuvendit.


MË SHUME NGA Lajme