Vazhdon ushtrimi fushor i FSK-së në Kroaci organizuar nga USAREUR
BKT
Lajme

Vazhdon ushtrimi fushor i FSK-së në Kroaci organizuar nga USAREUR

RTKlive

45 pjesëtarë të FSK-së nga Brigada e Reagimit të Shpejtë dhe Skuadra e Deminimit (EOD) po marrin pjesë në ushtrimi fushor të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë (USAREUR) që ka filluar më 20 maj dhe do të zgjasë deri më 7 qershor.

Ushtria Amerikane për Evropë (USAREUR) këtë ushtrim fushor e realizon në bashkëpunim me shtetet anëtare të NATO-s dhe me shtetet partnere, të quajtur “Immediate Response -19” (Përgjigjja e Menjëhershme-19) që do të mbahet në Kroaci dhe Hungari.

“Përgjigjja e menjëhershme 2019” është një stërvitje shumëkombëshe, e bashkë-udhëhequr nga Forcat e Armatosura Kroate, Forcat e Armatosura Sllovene dhe Ushtria Amerikane për Evropë. Ushtrimi fushor zhvillohet nga 10 maji deri më 7 qershor në lokacione të ndryshme në Kroaci, Hungari dhe Slloveni.  Ushtrim do të përqendrohet ndër të tjera edhe në themelimin dhe integrimin e një batalioni shumëkombësh që do të përfshijë pjesëtarë nga 15 vende.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës, pjesëtarët e FSK-së, “marrin pjesë në trajnime dhe ushtrime të ndryshme bilaterale dhe multilaterale, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, me qëllim që gjatë tërë kohës të jenë sa më të përgatitur, për të vepruar dhe punuar në mjedis të kombinuar shumëkombësh, si dhe të shkëmbejnë përvoja me shtetet partnere”.


MË SHUME NGA Lajme