Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë  Merlina Beu Muçaj nga “Green Art Centre”. Ajo do të flas për ndotjen e ambientit dhe sfidat për mbrojtjen e tij.

Kurse mysafire e radhës do të jetë Donika Rudi - drejtoresh e festivalit “Remusica” i cili fillon nesër.

Në lidhje të drejtpërdrejt nga konferenca ekonomike me diasporën shqiptare nga Evropa, do të jetë Yll Blakaj, organizator.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme