Presidenti i PSG akuzohet për korrupsion
BKT
Sport

Presidenti i PSG akuzohet për korrupsion

Telashe të mëdha me drejtësinë për miliarderin Nasser Al-Khelaifi.

Presidenti i Paris Saint-Germain, një prej njerëzve më të pasur në futboll, Nasser Al-Khelaifi, ka përfunduar prapa akuzave për korrupsion, që kanë të bëjnë në Kampionatin Botëror të Atletikës, që ishte zhvilluar më 2017.

Le Parisien raporton në lidhje me këtë skandal, ku tregon se Al Khelaifi, donte që me çdo kusht që Botërori të mbahej në Doha të Katarit e jo në Londër ashtu siç ishte parashikuar, e madje i kishte ofruar ryshfet prej 3.1 milionë eurosh, ish-presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, Massata Diack.

Avokati i tij ka dalë sot, para mediave dhe është shprehur se e gjitha kjo është një shpifje.

Në ditët në vazhdim pritet të shohim, se cilat do të jenë zhvillimet në një akuzë kaq të rëndë.