Haradinaj përmend vjeshtën si mundësi për vizat
BKT
Lajme

Haradinaj përmend vjeshtën si mundësi për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka folur liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit.

AI ka thënë se pret që në vjeshtë Kosova të marr lajme të mira sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve.

“Qershori është shumë afër me hy në agjendë sepse me u përgatit tema të tilla është shumë e vështirë”, ka theksuar Haradinaj.

Tutje, i pari i qeveria ka folur edhe për mocionin e rrëzimit të qeverisë, duke thënë se është e drejtë legjitime e opozitës, e cila ka të drejt të bëj kështu.

“Ia jap nuimrat për rrrëzimin e Qeverisë nëse e vlerësojmë, e aktualisht e vlerësojmë se duhet të punojmë për temat që janë shumë me rëndësi për vendin”, ka thënë Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit ka folur edhe për vizitën që do të bëj në Gjermani muajin tjetër.


MË SHUME NGA Lajme