17:41 / 23.05.2019
Veseli: Deponova kallëzim penal për përmendjen e emrit tim
rtklive.com
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar se ka ushtruar padi për shkak të përmendjes së emrit të tij nga një grup, siç e ka quajtur ai, kriminal.
"Sot kam deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të keqpërdorimit të emrit tim nga një grup kriminal. Unë do t’i shkoj deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para përgjegjësisë penale për të gjithë të përfshirët, ata që e kanë bërë krimin dhe ata që e kanë fshehur krimin për gjashtë vjet", ka shkruar Veseli në Facebook.
























