Limaj takohet me Philips: Vlerësuam momentumin për marrëveshje me Serbinë
BKT
Lajme

Limaj takohet me Philips: Vlerësuam momentumin për marrëveshje me Serbinë

rtklive.com

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se së bashku me njohësin e rrethanave politike në Ballkan, David Philips, janë pajtuar për momentumin e krijuar për të ardhur deri te një marrëveshje për njohje reciproke Kosovë-Serbi dhe për hapjen e perspektivës së qartë euroatlanike për Kosovën.

Limaj, që është edhe bashkëdrejtues i Delegacionit shtetëror të Kosovës në dialogun me Serbinë, ka njoftuar për takimin që e ka pasur me Philipsin.   

NJOFTIMI I PLOTË:

Prita në takim mikun e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njohësin e rrethanave politike në Ballkan, David Philips, me të cilin biseduam për zhvillimet aktuale në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Vlerësuam momentumin e krijuar për të ardhur deri te një marrëveshje për njohje reciproke mes dy vendeve dhe për hapjen e perspektivës së qartë euroatlanike për Kosovën.

Kosova me krijimin e Delegacionit Shtetëror dhe platformën për bisedime, e cila paraqet unitetin e institucioneve, po demonstron vullnet e gatishmëri për dialog pa kushte me Serbinë.

Ne vlerësojmë gatishmërinë e z. Philips për t'i ndihmuar Kosovës në këtë proces.

FL


MË SHUME NGA Lajme