17:55 / 23.05.2019
Zyrtare, ja kush e gjykon finalen e Kupës së Kosovës
Të premten nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futboll.
Kjo ndeshje do të referohet nga gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza.
Ai do të asistohet nga Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Besfort Kosumi, transmeton Indeksonline.
Kjo do të jetë finalja e tretë e Nuzës. Ai më herët ka referuar ndeshjen Feronikeli – Hajvalia dhe Llapi – Besa.























