Kjo është pesëshja më e mirë e vitit, mungojnë LeBron e Durant
Sezoni i rregullt në NBA ka përfunduar, me Golden State dhe Bucks si skuadrat më të mira në konferencat përkatëse.
Këtë edicion, ishte Giannis Antetokounmpo ai që tërhoqi vëmendje të madhe me paraqitjet e tij spektakolare, duke ndihmuar Bucks që të mbajnë vendin e parë në konferencën lindore.
Edhe James Harden dhe Paul George ishin prej atyre që dominuan me paraqitjet individuale, duke kompletuar treshen me Antetokounmpo në garën për ‘MVP’.
Sigurisht, anëtarët e Oklahoma City, Milwaukee Bucks dhe Houston Rockets nuk mund të mungonin në pesëshen shartuese, të cilën lajmi.net do t’ua përcjell më poshtë.
Skuadra e parë: Giannis Antetokounmpo, James Harden, Stephen Curry, Paul George, Nikola Jovic
Skuadra e dytë: Joel Embiid, Kevin Durant, Damian Lillard, Kawhi Leonard, Kyrie Irving
Skuadra e tretë: Russell Westbrook, Blake Griffin, LeBron James, Rudy Gobert, Kemba Walker.























