Ylli i PSG-së i shkel syrin Realit të Madridit
BKT
Sport

Ylli i PSG-së i shkel syrin Realit të Madridit

Deklarata e pak ditëve më parë, ku theksoi se kërkon që të jetë më i rëndësishëm në fushën e lojës ka vënë në dyshim të ardhmen e Kylian Mbappe.

Sulmuesi u shpall futbollisti më i mirë i Ligue1 këtë sezon dhe pas tërheqjes së çmimit bëri një deklaratë vërtetë shokuese.

"Është një pikë kthese. Është momenti për ta thënë tashmë. Është një moment shumë i rëndësishëm për mua. Kam ardhur në një pikë optimale në karrierën time. Kam zbuluar shumë këtu dhe mendoj se ndoshta është momenti që të marr më shumë përgjegjësi. Shpresoj që të jetë në Paris, pasi kjo do të më jepte një kënaqësi të madhe. Por edhe diku tjetër me një projekt të ri do të më pëlqente”, tha Mbappe, transmeton oranews.

Një moment ky që mund të frikësojë jo pak drejtuesit e PSG-së, që në merkaton e verës mund të humbasin shërbimet e një prej futbollistëve më të talentuar të viteve të fundit.

Interes për Mbappe ka pasur nga Reali i Madridit, teksa kartoni i tij vlerësohet me rreth 300 milionë euro.