Selimi:Nuk bashkëpunojmë me Listën Serbe për të rrëzuar qeverinë
BKT
Lajme

Selimi:Nuk bashkëpunojmë me Listën Serbe për të rrëzuar qeverinë

RTKlive

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes Rexhep Selimi, vlerësoi e kërkesa për votëbesimin e qeverisë është qëndrim i opozitës.

Sipas tij janë disa faktorë ekzistues për qeverisjen dhe forcave politike. “Qeveria e Kosovës nuk e ka mazhorancën në Kuvendin e Kosovës, pra sot qeveria e Kosovës nuk po mund të kaloj ligjet. Kushtet janë pjekur për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme”, tha Selimi në emisionin ‘n'kuvend’ në RTK.

“Deri më tani nuk i kemi votat për mocionin ndaj qeverisë së Kosovës. Për të rrëzuar qeverinë duhet 61 vota në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi  Selimi.

Deputeti Selimi bëri me dije se Lëvizje Vetëvendosje dhe LDK-ja, nuk bashkëpunojnë me Listën Serbe për të rrëzuar qeverinë e Kosovës. “Ne nuk bashkëpunojmë me Listën serbe dhe nuk e ftojmë atë për rrëzimin e qeverisë”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme