VIDEO - Krasniqi: Shqetësimi ynë nuk vjen nga kjo opozitë
BKT
Lajme

VIDEO - Krasniqi: Shqetësimi ynë nuk vjen nga kjo opozitë

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se qeveria e koalicionit PAN nuk shqetësohet nga një mocion i opozitës për rrëzimin e Qeverisë.

Ai në një intervistë për “Imazh” te RTK ka theksuar se LDK dhe Vetëvendosje nuk e kanë seriozisht.

“Aspak të shqetësuar. Shqetësimi ynë nuk vjen nga kjo opozitë. Shqetësimi ynë është se për shkak të bojkotimit të punës së Kuvendit nga ana e tyre kemi mbetur mbrapa. Është e vërtetë, nëse opozita ka pasur një efekt, ai është pamundësimi i kalimit të shumë ligjeve”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka komentuar edhe takimet e Isa Mustafës me Albin Kurtin. “Takime simpatike, që para dy viteve ishin të paparamendueshme. Mustafa e quante Kurtin “terrorist”, kurse Kurti ia sulmonte shtëpinë me Molotov. Më mirë dy njerëz të duhen se sat ë urrehen”, ka thënë ai.

Lidhur me përmendjen e emrit të Veselit në një video të publikuar së fundmi e ku flitet për fajde, ai ka këruar që drejtësia sa më shpejt ta thotë fjalën e vet.  “Ne fuqishëm kërkojmë që kjo çështje të hetohet në mënyrë transparente. Qysh është e mundshme që diçka të rrijë në sirtar gjashtë vite?”, ka thënë Krasniqi.

Ai është shprehur se Veseli as nuk ka lidhje me atë që flitet në videon e publikuar e madje as nuk i njeh personat që janë në atë video.


MË SHUME NGA Lajme