17:57 / 24.05.2019
Aksidenti në Arbëri, policia jep detaje
Një aksident ka ndodhur në lagjen Arbëria ndërmjet një motoçiklete dhe një veture.
Nga rasti i lënduar ka mbetur motoçiklisti ndërsa policia po merret me rastin.
“Rreth orës 16:00 në lagjen Arbëria ka ndodhur një aksident rrugor mes një motoçiklete dhe një automjeti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK për rajonin e Prishtinës për lajmi.net.
Nuk dihet për gjendjen e të lënduarit.























