Allegri te Bayerni? Bavarezët tregojnë vendimin për Kovac
BKT
Sport

Allegri te Bayerni? Bavarezët tregojnë vendimin për Kovac

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë.

Drejtuesi i lart i klubit bavarez Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar se kroati do të mbetet në krye të kampionëve të Gjermanisë.

“Nuk ka qenë asnjëherë në diskutim, do të jetë trajneri jonë edhe për sezonin e ardhshëm”, deklaroi drejtuesi bavarez për të përditshmen Bild, gjatë një eventi në Berlin, në vigjilje të finales së Kupës së Gjermanisë.

Në fundjavë janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të Kovac, i cili mori drejtimin e Bayernit në verën e sezonit të kaluar, transmeton KJ.

Mes trajnerëve që kanë qarkulluar ditët e fundit, ka qenë edhe Massimiliano Allegri, i saposhkarkuar nga drejtimi i Juventusi.