Feronikeli rrëmben edhe Kupën, çon Prishtinën në Europa League
BKT
Sport

Feronikeli rrëmben edhe Kupën, çon Prishtinën në Europa League

Feronikeli është fitues i trofeut të Kupës së Kosovës në futboll, pasi mundi Trepçën ’89, me rezultat 5-1, të premten në “Fadil Vokrri”, raporton RTKlive.

Skuadra nga Drenasi pasi ditë më parë fitoj titullin e kampionit, sonte rrëmbeu edhe trofeun e Kupës së Kosovës, duke qen ekip dukshëm më i mirë së “Minatorët”.

Serinë e golave e nisi Astrit Fazliu (16’), për të kaluar “Niklin” në epërsi prej 1-0. Rezultatin e dyfishoi Mendurim Hoti (27’), rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes erdhën edhe katër gola. Kampionët në fuqi realizuan edhe tri herë përmes Albutrint Morina (66’) dhe super-sulmuesit Kastriot Rexha (71’, 90+1’), derisa golin e nderit për mitrovicasit e realizoi Hyseni.

Përfundimisht të dy trofetë, titull i kampionit dhe Kupa shkojnë në Drenas. Feronikeli do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve, derisa Prishtina si e dyta në renditjen tabelore do të përfaqësojë vendin tonë në Europa League.