Madeleine Albright i ndërtohet bust në Prishtinë
BKT
Lajme

Madeleine Albright i ndërtohet bust në Prishtinë

Madeleine Albright, ish- sekretare e SHBA-vë që dha kontribute në çlirimin e Kosovës, do të derdhet në bronz në Prishtinë.

Sheshi i cili mbanë emrin “Madeleine Albright” në Prishtinë, do ta ketë edhe bustin e saj.
 
Bustit i sekretares Albright, parashihet të vendoset në lokacionin e aprovuar në parim nga Kuvendi komunal i Prishtinës, tek monumenti i New Born.

Lajmi.net ka mësuar se tre ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaha dhe presidenti aktual, Hashim Thaçi, më 12 qershor do të organizojnë pritje madhështore në Prishtinë për  Madeleine Albright dhe Hillary Clinton.

Organizim i është besuar ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Madeleine Korbel Albright, ishte femra e parë në postin e sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ishte ne postin e sekretares nga 23 Janari i vitit 1997 deri me 20 Janar te vitit 2010. Ajo ka kontribuar për lirin e Kosovës gjate viteve të vështira të luftës dhe për ta shpërblyer shteti i Kosovës e ka nderuar me Medaljen e Arte te Lirisë.


MË SHUME NGA Lajme