Kosova pjesë e turneut diplomatik të futbollit `Kupa e Paraguajit 2019`
BKT
Sport

Kosova pjesë e turneut diplomatik të futbollit `Kupa e Paraguajit 2019`

RTKlive

Në Klubin e Sportit të Panamasë është bërë hapja solemne dhe prezantimi i 24 ekipeve pjesëmarrëse në turneun diplomatik të futbollit Kupa e Paraguajit 2019. Ekipet pjesëmarrëse përfaqësojnë Ministrinë e Jashtme të Panamasë si dhe misionet diplomatike të vendeve të ndryshme të akredituara në Panama, përfshirë edhe Kosovën.

Ky turne treditor (24-26 maj, 2019) organizohet për të tretën herë me rradhë nga Ambasada e Paraguajit në Panama dhe ekipi i Ambasadës së Kosovës bën pjesë në Grupin B ku do të ndeshet me ekipet e Panamasë, Kilit, Italisë, Holandës dhe Koresë së Jugut.

Image may contain: 11 people, people smiling, outdoorImage may contain: 13 people, people smiling, people standing and outdoor