20:22 / 25.05.2019
VIDEO-Veseli: Krimit të organizuar do t’i priten rrënjët
RTKlive
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një intervistë dhënë mbrëmë për emisionin `Betimi ne Drejtësi` ka paralajmëruar se do ta çojë deri në fund këtë çështje në mënyrë që t`i priten rrënjët krimit të organizuar brenda strukturave të larta të drejtësisë.
Edhe Xhavit Haliti, i përmendur në aferën e fajdeve, ka thënë se do të ndiqen penalisht të gjithë ata që kanë tentuar t’ia njollosin emrin. RTK ka provuar gjatë gjithë ditës ta kontaktojë kryeprokurorin Aleksandër Lumezi por ka qene i paqasshëm.























