Opozita në Shqipëri do të protestojë sërish më 31 maj
BKT
Lajme

Opozita në Shqipëri do të protestojë sërish më 31 maj

Pak minuta pas mbylljes së protestës së gjashtë kombëtare të opozitës, u caktua edhe data e protestës së radhës. Ajo do të mbahet më 31 maj, të paktën kështu u vendos nga mbledhja e këshillit të kryetarëve, krerëve të djathtë të bashkive dhe grupit parlamentar të PD.

Data e protestës përkon me ditën kur nis edhe zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 30 qershorit. 

Pavarësisht se në fjalën e tij gjatë protestës Basha tha se kishte ardhur koha për një zgjidhje politike, ai e mbylli fjalimin e tij në selinë e PD duke u thënë mbështetësve “mirë u takofshim në zgjedhjet e ardhshme”.

E menjëherë pas mbylljes së fjalimit, ai thirri në mbledhje krerët e bashkive të drejtuara nga PD, ish-deputetët e grupit parlamentar dhe kryetarët e PD në rrethe, ku edhe u vendos data 31 maj për atë që do të jetë protesta e shtatë kombëtare e opozitës.


MË SHUME NGA Lajme