Katër skuadra për dy vende në Champions
Katër skuadra për vendin e tretë dhe të katërt, që të japin mundësinë të marrësh pjesë në Champions League.
Java e fundit e Serisë A është një “rebus” me shumë variante zgjidhjesh, por me Atalantën dhe Interit që kanë gjithçka në dorën e tyre. Pra nëse fitojnë, ruajnë pozicionet që kanë, pavarësisht se çfarë rezultatesh do të marrin Milani dhe Roma. Situata në renditje është e tillë: Atalanta e Interi me nga 66 pikë (bergamaskët favorizohen nga ndeshje direkte), Milani 65 dhe Roma 63.
Në orën 20:30, Atalanta pret Sassuolon, Interi luan në “San Siro” me Empolin, Milani në transfertë me SPAL-in, ndërsa Roma në “Olimpico” me Parmën.
Janë të shumta kombinimet e rezultateve, që mund të sjellin surpriza në përfundim të javës së fundit. Interi është i avantazhuar nga përplasjet direkte nëse e mbyll me pikë të barabarta me Romën dhe Milanin (skenari nëse Interi humbet, barazon Milani dhe fiton Roma), por nëse humbet dhe Atalanta dhe janë 4 ekipe me nga 66 pikë, atëherë ndeshjet direkte do të favorizonin dy ekipet milaneze. Një skenar në kufijtë e absurditetit është që të kualifikohet Roma, sigurisht nëse humbin Atalanta, Interi dhe Milani.
Interi me Atalantën janë shumë më tepër të avantazhuara për për të shkuar në Champions, por duhet theksuar fakti që Empoli (luan me zikaltrit) ka nevojë për fitore, për ta patur të sigurt mbijetesën.
Në orën 20:30, luhet edhe takimi i mbijetesës, Fiorentina-Genoa. Gjenovezëve u duhet patjetër fitorja, duke shpresuar që Empoli të mos marrë maksimumin e pikëve me Interin, për të siguruar mbijetesën. Në rast se humb Empoli me Interin, atëherë Genoas i mjafton edhe një pikë në fushën e Fiorentinës. /SS/























