Xhavit Haliti rizgjedhet kryetar i Degës së PDK-së në Pejë

Xhavit Haliti rizgjedhet kryetar i Degës së PDK-së në Pejë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti është rizgjedhur kryetar i Degës së kësaj partie në Pejë.

Haliti do të jetë në krye të Degës së PDK-së në Pejë edhe për katër vitet e ardhshme.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) që nga viti i kaluar është në zgjedhje të brendshme, ku tashmë ka përfunduar zgjedhjet në shumicën e degëve të saj. Në muajin e ardhshëm pritet të mbahet Konventa qendrore e PDK-së, ku pritet të zgjedhën organet drejtuese të kësaj partie.