VIDEO-Musliu:Grupi i fajdexhinjëve me mision shantazhimin e politikanëve

VIDEO-Musliu:Grupi i fajdexhinjëve me mision shantazhimin e politikanëve

Ditë më parë u arrestuan disa persona në Kosovë, e të cilët prokuroria e Kosovës i ngarkon me veprën penale fajde dhe mashtrim.

Hulumtuesi i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Betim Musliu, vlerësoi se tha se personat që u arrestuan së fundi në vend janë një grup kriminal i organizuar dhe që janë thirrur në emër të personave në hierarkinë e lartë shtetërore, duke përshirë edhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli.

“Në bazë të informacioneve që janë dal deri më sot, rezulton se kemi të bëjmë me një grup të organizuar kriminal për të cilin dyshon prokuroria dhe që vazhdimisht është marrë me veprimtari kriminale, si fajde, mashtrim e detyrim. E që ky grup ka pasur disa protagonist e këto veprime i ka kryer edhe në emër disa politikanëve të Kosovës, në ktë rast i përmendur është edhe kryetari i Kuvendi Kadri Veseli. Po ashtu këta persona janë shoqëruar edhe me përfaqësues të ndryshëm të partive politike e zyrtarë institucional”, tha ai.
Sipas tij Rrahim Hashimi, është parë në foto me zyrtarë të lartë të PDK si me kryeministrin Haradinaj e më shumë të tjerë. ‘Po flasim për një person dhe për një grup që ka zhvilluar veprimtari në emër të personave që konsiderohen se janë me pushtet në Kosovë”, tha ai.
 

Ai tha se për shumë vite edhe Ismet Osmanin Curri i cili ngarkohet me akuzë për fajde për shuam vite është amnistuar nga prokuroria dhe sipas tij ai me gjasë ka pasur lidhje me prokurorinë.

Musliu tha se provat ndaj personave që kanë qenë për disa vite në duart e prokurorisë, kanë pasur qëllim të luajnë lojëra. “Është luajtur një lojë dhe kanë dërguar në Ferizaj lëndën. Siç e tha edhe vet kryetari Veseli është një grup kriminal dhe që ekziston vet brenda sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ky grup ka bërë shantazh me figurat politike”, tha ai sonte në një intervistë për lajmet qendrore në RTK.

Për mundësinë që ky rast të jetë lidhur idenë e Veselit për Tribunalin, Musliu vlerësoi grupi është një shantazh ndaj politikanëve të Kosovës.

“Fakti se si është vepruar me këtë lëndë dëshmon, s eka pasur përpjekeje për shantazh nga ana e sistemit të drejtësisë. Dhe ky shantazh nuk është risi për IKD”, tha ai.

Ai tha se nëse ka ndërrim të prokurorëve për rastin në fjalë, procesi ndaj tyre është rrezik të dështoj. “Nuk duhet të bëhen lojëra më këtë rast. Ka pas persona që janë amnistuar. Ky hetim mund të suportohen, prokuroria duhet të kryejë punën në mënyrë të pavarur”, tha ai.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë të Musliut dhënë për RTK