VIDEO- Nurellari: Akuzat ndaj Veselit të shpifura dhe me prapavijë politike
BKT
Lajme

VIDEO- Nurellari: Akuzat ndaj Veselit të shpifura dhe me prapavijë politike

Akuzat rreth skandalit me fajde kundër kryeparlamentarit Kadri Veseli, janë të tërësisht të shpifura dhe si të tilla të pabaza. Vesli jo vetëm që i ka hedhur poshtë këto akuza të shpifura ndaj tij, por ai para së gjithash ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë të Kosovës që ato të zbardhen, ai është shprehur i gatshëm që të merr pjesë në zbardhjen e këtyre akuzave , tha Adri Nurellari, këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Nurellari në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, tha se akuzat që dalin tash pas 6 viteve e që kanë mbetur pa u trajtuar dhe befas përmes së një rrjedhje të informacionit, të provave, dalin në një kohë kur pikërisht, kryeparlamentari Veseli ka ndërmarr disa nisma të rëndësishme për vendin.

Shihet qartë, thotë Nurellari, që protagonisti vetë  është pjesë e një inskenim për qëllime përfitimi material duke manipuluar me emra. Çudit fakti, që këta njerëz që shihet se i takojnë një grupi kriminel, nuk janë vënë më herët para drejtësisë. Sipas tij këta persona kanë dashur që përmes emrit të Veselit të përfitojnë materialisht, këtu një lëshim i madh është bërë edhe nga institucionet e ligjvënëse.

E drejta është në anën e Veselit dhe është drejtë zgjedhjes, u pa se të implikuari kanë lidhje politike. Kjo u pa qartët sepse erdh në kohën kur Veseli kishte ndërmarr disa nisma të rëndësishme si themelimi i mundshëm i tribunalit për krimet serbë të luftës në Kosovë dhe reformat në drejtësi, ku nismat e Veselit kanë të bëjnë pikërisht me luftimin e krimit të organizuar, si ligji par konfiskimin e pasurisë së fituar nga krimi, thotë Nurellari.

Ai foli edhe për zhvillimet në PDK dhe fushatën “Dekada e Re” e cila, sipas tij, po sjell drejtues të rinj, ku po bëhet një rigjenerim i Partisë, me njerëz të rinj, të pa korruptuar. PDK, sipas tij, është e angazhuar që të arrihet një paqe gjithë përfshirjes së një paqe të qëndrueshme në rajon.

Në kuadër të përpjekjeve të njollosjes së figurës se Vesilit, sipas tij, ishte edhe lajmi për intervistimin e tij, jashtë vendi, nga Gjykata speciale. Ky është një lajm i rremë, Veseli ka thënë se është i gatshëm të përgjigjet për veprimtarin e tij në të kaluarën dhe do ta bëjë kurdo që kërkohet nga ai, sepse Kosova ka qenë në anën e drejtë, për çka na ka ndihmuar edhe faktori ndërkombëtar.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:

 


MË SHUME NGA Lajme